Secondary Adv

Qeveria miraton shpronësimet për tre projekte rrugore, mbi 85 milionë lekë kompensime

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpronësimet për tre projekte infrastrukturore rrugore në vend, ndërsa nga buxheti i shtetit do të paguhen mbi 85 milionë lekë për kompensimin e pronarëve të prekur.

Kompensime për aksin Elbasan–Qafëthanë

Vendimi është marrë në mbështetje të ligjit “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”.

 

Për projektin “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Përrenjas–Qafëthanë (Faza III)”, pronarët e pasurive private që preken nga punimet do të kompensohen për prona të llojit arë, truall dhe ndërtesë. Vlera totale e kompensimit për këtë projekt arrin në 14.7 milionë lekë.

 

Shpronësime edhe për segmentin Papër–Ura e Grykshit

Një tjetër vendim lidhet me projektin “Studim-projektim aksi rrugor Elbasan–Lekaj, Korridori 8, ndërtim aksi rrugor Papër–Ura e Grykshit”.

 

Sipas VKM-së, pronarët e pasurive të prekura nga ky segment do të kompensohen me një fond total prej 14.6 milionë lekësh. Ky aks konsiderohet pjesë e rëndësishme e Korridorit 8 dhe synon përmirësimin e lidhjeve rrugore në qendër të vendit.

 

Fondi më i madh për rrugën Bërdicë–Baçallëk

Pjesa më e madhe e fondit të shpronësimeve do të përdoret për projektin “Ndërtim, rruga Kthesa e Bërdicës – Ura e Baçallëkut”.

 

Për këtë ndërhyrje infrastrukturore, qeveria ka miratuar kompensime në vlerën mbi 57.4 milionë lekë për pronarët e pasurive private që preken nga projekti. Në total, për të tre projektet rrugore, buxheti i shtetit do të paguajë mbi 85 milionë lekë për procesin e shpronësimeve.

 

Burimi: Scan


Më të lexuarat